Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura, për më shumë se dy orë.
Qytetarë të shumtë janë bërë bashkë ndërsa kërkojnë anulimin e projektit. Protestuesit njoftuan se protesta do të zhvillohet sërish ditën e nesërme në orën 18:00.
Fillimisht protesta nisi në Ministrinë e Brendshme, ndërsa më pas protestuesit u zhvendosën drejt Kryeministrisë,.
“Shqipëria nuk shitet”, “anuloni projektin” kanë qenë thirrje e vazhdueshme të qytetarëve në shesh.
