Problemet shëndetësore të futbollistëve që shfaqen në fushën e lojës janë rritur shumë vitet e fundit. Të shumta kanë qenë rastet kur kemi parë lojtarë që nuk janë ndjerë mirë në fushë dhe kanë kërkuar menjëherë ndërrimin.

Fundi i pjesës së parë mes Juventusit dhe Sportingut, takim ky i vlefshëm për Europa League ka shkaktuar panik për të gjithë të pranishmit. Shkak është bërë portieri i bardhezinve, Wojciech Szczesny, i cili u detyrua të largohet nga fusha në lot për shkak të dhimbjeve që pati në gjoks. Në vend të tij u aktivizua Perin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: