Një aksident është regjistruar sot në Lezhë, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Shënkollit.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për ‘BalkanWeb’ se në aksident janë përfshirë një furgon, i cili është përplasur me një kamion.

Për pasojë, i plagosur mbeti një pasagjer që ndodhej në furgon, ndërsa ai u transportua me urgjencë në spital. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit të jetë bërë ndërprerja e rrugës nga kamioni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: