Duhet të ishte një ndeshje futbolli, por në të vërtetë u kthye në një arenë përleshjesh me ndërhyrje “vrastare” nga futbollistët e të dyja skuadrave. Almagro dhe Central Cordoba kërkonin një vend në finalen e play-off, që mundëson ngjitjen në kategorinë e parë të futbollit argjentinas. Për shkak të rëndësisë së kësaj sfide, tensioni ishte i madh në fushën e lojës.



Për ta konfirmuar këtë mjafton kjo video që po bën xhiron e botës në internet dhe po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale. Në vetëm 20 sekonda lojë u regjistruan pesë ndërhyrje të rënda, që e detyruan arbitrin të nxirrte nga xhepi kartonin e kuq. Sa për kronikë, ndeshja u mbyll me fitoren 2-1 të Central Cordoba.
(balkanweb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb