Nga goditja e njëpasnjëshme e tornadove të shumta, në Kentucky të SHBA-ve kanë humbur jetën të paktën 80 persona, por ky numër besohet se është më i madh, ka bërë të ditur guvernatori i këtij vendi, Andy Bashir.

Dëmet më të mëdha janë regjistruar në Graves, ku gjendet edhe qyteti Mayfield, e sipas të dhënave zyrtare, në këtë qytet jetojnë mbi 10 mijë njerëz.

Një stuhi e fuqishme kishte goditur mbi gjashtë shtete amerikane, duke sjell me vete të paktën 30 tornado tejet të fuqishme që shkatërruan gjithçka që u dilte përpara.

Qindra shtëpi janë “zhdukur nga faqja e dheut”, e dëmet materiale vlerësohen të jenë shumë të mëdha. Por edhe numri i viktimave ishte shumë i lartë.

Të paktën tre persona humbën jetën edhe në Tennessy në veri të Memphisit. E hiq më lehtë nuk kaluan qytetarët amerikanë edhe në shtetet tjera.

Pamjet e filmuara nga terreni shfaqin shtëpitë e shkatërruara plotësisht, veturat e grumbulluara në një vend që erërat që frynin mbi 300 kilometra në orë i kishin “palosur” njëra mbi tjetrën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: