Taulant Seferi ka realizuar gol në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i Shqipërisë shënoi në portën e Al-Wahda, në ndeshjen që skuadra e tij Bani Yas luajti në  Al Nahyan Stadium (Abu Dhabi).

Një goditje e fortë e Seferit ishte e pamundur për t’u pritur nga portieri kundërshtar, gol ky i minutës së 53-të. Për 27-vjewarin ishte goli i shtatë në 17 ndeshje.  Seferi synon që të jetë në formë për Europianin e verës, që do të mbahet në Gjermani.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: