Real Madrid u rikthye te fitorja në kampionat, pasi mundi 5-1 pastër Valencian. Los Blancos rrëmbyen 3 pikë të arta, në një ndeshje ku nuk e diskutuan aspak suksesin.

Në pjesën e parë, ekipi i Ancelottit realizoi dy gola, me Carvajal dhe Vinicius. Vinicius “tundi rrjetën” sërish në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa Rodrygo thelloi shifrat.

Fundi i ndeshjes ishte mjaft interesant, me skuadrat që shënuan nga një gol, përkatësisht me Rodrygo dhe Duro. Në ndeshjen e radhës, Reali përballet me Cadiz në transfertë. Në krahun tjetër, Valencia pret Celtën.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb