Mirlind Daku ka realizuar gol me Rubin Kazan. Sulmuesi shqiptar shënoi ndaj Ural, në ndeshjen e luajtur këtë fillim jave. Lojtari shfrytëzoi në maksimum një asist të Rozhkov, për të zhbllokuar llogaritë në Ak Bars Arena (Kazan).

Për Dakun ky është goli i shtatë në kampionatin rus dhe i dyti radhazi. 26-vjeçari shpreson që të aktivizohet sa më shumë të jetë e mundur te Rubin Kazan, në mënyrë që të marrë një ftesë për Europianin që do mbahet në verë.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb