Lapcigu ka thyer në transfertë Paderbonin me rezultatin 3-2 në një ndeshje ku miqtë shënuan tre gola shumë të shpejtë duke tronditur shpresat e vendësve që në startin e takimit. Shik në minutën e tretë dhe Sabicer në të katërtën bënë që Paderborni ta shkonte takimin si malore në pjesën e mbetur.

Timo Verner e çoi në 3-0 në të 28-ën dhe Lajpcigu futi në kasafortë fitoren, pavarësisht reagimit të mirë të vendësve në pjesën e dytë.

Mamba do të rikthente në lojë Paderbornin në të 62-tën, ndërsa goli i kapitenit Klaus Gjasula në të 73-ën ndezi shpresat e një barazimi, por që nuk erdhi kurrë. Gjasula u ndëshkua dhe me kartonin e verdhë në minutat e fundit. Lajpcigu ngjitet kështu në krye në pritje të ndeshjes Bajern-Leverkusen dhe Gladbah-Frajburg.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb