Nedim Bajrami është zhbllokuar me fanellën e Sassuolos. Mesfushori shqiptar ka gjetur golin e parë me fanellën e skuadrës nga Reggio Emilia, pas disa ndeshjesh dhe paraqitjesh pozitive.

Bajrami i dha fitoren ekipin sot në minutën e fundit. Teksa rezultati në ndeshjen shtëpiake ndaj Cremoneses ishte 2-2, ai bëri heroin, duke “tundur rrjetën” në minutën e 90-të.

Nedim Bajrami është një nga lojtarët më premtues që ka Shqipëria. Kalimi i tij te Sassuolo ishte si një trampolinë e vërtetë dhe nëse vazhdon kështu, nuk do jetë e largët dita kur do e shikojmë në ndonjë skuadër të madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb