Kanë përfunduar dy takimet e mbrëmjes së sotme të Ligës së Kampioneve, ku në “San Paolo” të Napolit, vendësit kanë barazuar 1-1 me Barcelonën. Ka qenë një sfidë emocionuese dhe me mjaft ritëm, që gjithsesi nuk ka parë si protagonist Elseid Hysajn, që e ka ndjekur të gjithë takimin nga stoli.

Në pjesën e parë Dries Mertens shënoi një gol mjaft të bukur në minutën e 30-të, por në pjesën e dytë Grizman iu përgjigj belgut me një kundërsulm të shpejtë të katalanasve. Barcelona i luan minutat e fundit me 10 vetë minutat e fundit të takimit pasi Vidal mori dy të verdha të njëpasnjëshme për faull ndaj Mario Ruiz dhe sjelljes së tij ndaj napoletanit.

Në sfidën tjetër, Bajerni i Mynihut ka pritur pjesën e dytë për të shpërthyer ndaj Çelsit. Dy gola të shpejtë të Gnabrit në minutën e 51-të dhe 54-të gjunjëzuan ekipin e Lampardit, ndërsa Levandovski i dha bluve goditjen e eliminimit me golin e tretë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb