FIER

Pas rezultateve të fundit nga Fieri, ku tre persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, Bashkia ka marrë masa për dezinfektimin e zonës. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se pasditen e sotme është dezinfektuar lagjja “Liri Gero” ku banonte gruaja shtatzënë, e cila bashkë me djalin 2 vjeç dhe vjehrrën janë prekur nga COVID-19.

Ndërkohë gruaja ka ardhur po sot pasdite në Spitalin Infektiv për një ndjekje më të kujdesshme. Gjendja e tre të prekurve është aktualisht e qëndrueshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb