Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, ka folur shkurtimisht për kanalet zyrtare të klubit në rrjetet sociale dhe mesazhi i tij është shpërndarë dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ai u bën thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi si dhe bën tifozllëk për ekipin e mjekëve në front kundër pandemisë. Por, nuk i kursen as batutat

“Na mungon futbolli, na mungoj jeta që kishim deri pak ditë më parë. Por tani është koha të dëgjojmë dhe të ndjekim shkencëtarët tanë, doktorët dhe infermierët. Ju jeni familja ime e futbollit dhe ne do të bëjmë ç’është e mundur që t’ju bëheni të ndiheni më mirë. Ne do të kthehemi më të fortë nga kjo situatë, më të mirë, më të sjellshëm dhe pak më të… shëndoshur. Qëndroni në shtëpi, qëndroni të sigurt”!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb