Pas dy fitoreve radhazi, Inter ndalet në shtëpi, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 kundër Atalantës. Skuadra nga Bergamo vazhdon të konfirmojë sezonin e shkëlqyer, duke kthyer një sfidë që nisi në mënyrën më të keqe. Zikaltërit gjetën goloin e epërsisë pa u plotësuar katër minutat e para të ndeshjes. Lautaro Martinez ndali topin në rrjetë, duke ndezur festën e vendasve.

Rrjeta e argjentinasit dha përshtypjen se Inter do të zgjidhte shpejt ndeshjen, por këto pritshmëri nisën të sfumoheshin me kalimin e minutave. Atalanta reagoi fort, ndërsa pavarësisht rasteve, pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të interistëve. Me rikthimin në fushë, miqtë rritën ndjeshëm presionin ndërsa barazuan rezultatin me Gosens në minutën e 75-të. Një tronditje për të besuarit e Antonio Conte, që në minutat e fundit rrezikuan të kthenin në një zhgënjim mbrëmjen e tyre.

Inter Atalanta 110120 D89ff F 1280x720
Inter Atalanta 110120 D89ff F 1280×720

Për të evituar më të keqen mendoi Handanovic, me portierin slloven që priti 11-metërshin e Muriel, duke shpëtuar Inter nga humbja. Në fund vetëm një pikë për Inter, që ruan vendin e parë, por rrezikon të humbasë kryesimin dhe titullin kampion dimri në javën e fundit të fazës së parë në kampionatin italian.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb