6 vite iu deshën Hysaj të shënonte golin e parë në Serie A, ndërsa me Lazion i mjaftuan vetëm dy ndeshje për të gjetur golin me fanellën e kaltër, i dyti në karrierë në elitën e futbollit italian.

Pas një fillim aventure të tmerrshme, ku “bella ciao” për pak i shkatërroi transferimin e tij në kryeqytet, Hysaj përshëndet tifozët lacial me gol për katalog, një vertikalizim prej bomberi dhe një finalizim i bukur. Një gol me dedikim të veçante, ku me sa duket bashkëshortja e tij është në një pritje të ëmbël.

Lazio vijon rrugëtim perfekt në këtë fillim sezoni në Serie A, me Sarrin në stol dhe me Hysaj titullar të padiskutueshëm, kryeqytetasit siguruan fitoren e dytë radhazi, gjashtë pikë të plotë dhe kreu i Serie A. Ndaj Specia protagonistë kryesore ishte Ciro Immobile, autor i një “triplete”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: