Pamjet që shihni tregojnë makinën e djegur të autorëve të grabitjes së bankës në Koplik. Autorët fill grabitjes së një shume parash, u larguan nga vendngjarja me një makinë tip “Golf” të zi, të cilin e kanë djegur në dalje të qytetit.

Gazetari Senad Nikshiqi ka siguruar për “BalkanWeb” pamjet nga mjeti i shkrumbuar, që përdorën tre autorët e maskuar dhe të armatosur.
Po ashtu mësohet se personat, ende të paidentifikuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: