Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Elbasan-Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se shoferi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës. Sakaq mësohet se nga përplasja, është dëmtuar 24-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit

Nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shihet një person i cili është shtrirë në tokë, ku në ndihmë i kanë ardhur disa banorë të zonës.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, shtetasi A. H., 24 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti është përplasur me mbrojtësen metalike, në anë të autostradës. Nga përplasja, është dëmtuar 24-vjeçari, i cili po merr ndihmë mjekësore, në spitalin e Elbasanit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb