Hyn për të ‘blerë’, por qetësisht merr një byzylyk floriri nga kutia e ekspozimit të bizhuterive dhe e fut në xhep.

Pamjet në fjalë vijnë nga kamerat e sigurisë së një argjendarie në Gjirokastër, ku personi që video ka vjedhur një send me vlerë 1 milion lekë. Gazetarja Brikena Metaj ka siguruar për ‘BalkanWeb’ skenën e vjedhjes.

Ky veprim duket se nuk e ka vënë në siklet hajdutin, i cili pasi kryen vjedhjen, del i qetë nga dyqani. Pronarët e biznesit, pasi konstatuan vjedhjen, bënë denoncimin në polici të rastit në fjalë, ndërkohë që deri më tani nuk është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i hajdutit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb