Ka mbërritur rasti i parë me koronavirus për ditën e sotme te Spitali Infektiv.

Gazetari Erjon Skëndaj sjell në “BalkanWeb” pamjet, që tregojnë momentin kur ambulanca me të sëmurin mbërrin tek Infektivi.

Siç shihet dhe në video, i moshuari, që është sjellë nga Shkodra, nxirret nga ambulanca dhe niset në këmbë drejt derës së spitalit, por shfaq vështirësi në lëvizje dhe frymëmarrje.

Për këtë arsye, i infektuari mbahet te muri, derisa infermierja e merr me karrige me rrota.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb