TIRANË

Rudolf Nikolla, 34 vjeç, personi që plagosi me thikë pesë persona në xhaminë Dine Hoxha në Rrugën e Kavajës, është paraqitur ditën e sotme në sallën e gjyqit.

Siç shihet nga pamjet, Nikolla është në kafazin e hekurt të sallës së gjyqit, ndërsa qëndron në dukje i qetë. Ai shihet i shoqëruar nga policë, ndërsa në sallë është gjithçka gati për të nisur gjykimin. Trupa gjykuese vendosi ta lërë në qeli 34-vjeçarin Nikolla, duke i dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.

Rudolf Nikolla, që plagosi besimtarët në xhami, mësohet se  në 6 muajt e fundit, ishte shtruar 5 herë në psikiatri teksa ka pasur konflikte të mëparshme me besimtarët myslimanë të po së njëjtës xhami.

Ai ka deklaruar se frekuentuesit e xhamisë e përgjonin, gjurmonin dhe nuk e linin rehat, prandaj ai iu kundërpërgjigj me sulm me thikë.

Më parë ai ka kryer incidente deri në konflikte fizike me besimtarët. Jo vetëm kaq, por ai është me precedent penale për dhunë në familje, teksa 1 muaj më parë goditi me thikë 32-vjeçarin me aftësi ndryshe tek terminali i autobusëve të veriut.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb