ITALI

Kryeministri i vendit Edi Rama ka surprizuar dy fëmijët të cilët “fluturuan” nga dritarja pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit në Thumanë. Shefi i qeverisë ka marrë me vete dy fëmijët Aurelin dhe Alesjon në Itali, ku më pas kanë realizuar një takim me dy futbollistët si Kristiano Ronaldo dhe ish-gardianin e Kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon.



“#TiNukDoJeshKurrëVetëm????? Një surprizë për Aurelin dhe Alesjon, dy fëmijët që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, e që pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime❤?❤ https://e-albania.al/dhuro/”-shkruan Rama.


Dy futbollistët e spikatur pyesin nëse dy fëmijët janë vëllezër, ndërsa kryeministri Edi Rama tregon historinë e tyre tragjike: “Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët”. Shefi i qeverisë u shpjegon më tej dy futbollistëve se tërmeti i 26 nëntorit ishte shumë i fortë, ku 51 persona humbën jetën.

“Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur”-thotë Rama. Kristiano Ronaldo dhe Buffon u dhuruan fëmijëve bluzat me emrin e tyre.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: