FIER

I fshehur në një zonë rurale dhe me armën e krimit me vete. Kështu e ka gjetur policia e Fierit, 31-vjeçarin Elton Meta, i cili mbrëmjen e kalaur ekzekutoi ish-gruan e tij 23-vjeçare Sabrina Benga.

Sipas policisë, kanë qenë 3 orë ndjekje në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, teksa ai u kap në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan.

Në operacion për arrestimin kanë marrë pjesë Forca Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” shtetasin Elton Metaj, 31 vjeç, banues në Peshtan (i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: