Media italiane “La Verita” ka publikuar sot videon e tretë mbi çështjen “Zhvatja”, audiopërgjime të cilat tronditën politikën maqedonase. Në videon në fjalë dëgjohet biseda mes Bojan Jovanovskit – Boki 13, Jordan Kamçev dhe Katica Janeva. Në bisedë dëgjohet se si Janeva i thotë Kamçevit se prokurorja Lile Stefanovska që ka rastin “Perandoria” është nën kontrollin e saj.

Gazetari italian përmend edhe njohjen e Bokit 13 me kryeministrin Zoran Zaev, ku Jovanovski thekson se ai është në koordinim me kreun e qeverisë.
Në audiopërgjim tregohet se si Bojan Jovanovski, Jordan Kamcev dhe Katica Janeva, janë në dijeni si do të shkojë e gjithë procedura për çështjen “Perandoria”. (Cështje për të cilën biznesmeni Kamçev është një nga të dyshuarit kryesorë).

Në bisedë dëgjohet prokurorja speciale Katica Janeva që i thotë Kamçevit se Lile Stefanova, prokurore në çështjen “Perandoria”, është në kontrollin e saj. “Jam shumë e zënë për ta mbajtur atë nën kontroll rregullisht. Përndryshe, asgjë nuk mund të ndodhë pa mua”, -i thotë prokurorja special Katica Janeva biznesmenit Jordan (Orce) Kamçev.
Bojan Jovanovski thotë se Kamçev ka frikë nga Stefanova.

Gazetari italian përmend edhe njohjen e Bokit 13 me kryeministrin Zoran Zaev, dhe në audiopërgjim dëgjohet teksa Jovanovski i pohon Kamçevit se do t’i “njollosë” sytë.

Disa nga bisedat:
BJ: Nesër do të takohem me të.
JK: Me Dejan?
BJ: Jo
JK: Me lepurin?
BH: Me Zokin.
JK: Me Zokin?
BJ: Me Zaev.
Ja videoja e tretë e shpërndarë në mediat në Maqedoninë e Veriut.

/AlsatM

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: