Nuk e quajnë më kot të çmendur. Edhe pse Antonio Conte nuk i përlqen ky epitet, skuadra e tij vazhdon të jetë e tillë. Konfirmimi vjen në fitoren me përmbysje 4-2 kundër Torinos. Miqtë suprizuan në shtesën e pjesës së parë, duke kaluar në epërsi me Zaza.

Pas pushimit, Ansaldi me 11-metërsh, dyfishoi shifrat për Torinon, duke I dhënë një goditje tjetër të rëndë zikaltërve. Por kur shpresat e tyre ishin zbehur, të besuarit e Conte nisën përmbysjen e madhe. Sanchez ngushtoi shifrat në të 64-ën, ndërsa pas vetëm tre minutash, Lukaku barazoi rezultatin. Sulmuesi belg ktheu fatin e ndeshjes me golin e dytë personal nga pika e penalltisë, ndërsa në limitet e kohës së rregullt, Lautaro Martinez vulosi fitoren e Interit, që ngjitet në kuotën e 15 pikëve në renditje e përgjithshme.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: