Inter dështon sërish në misionin e tij për t’u kthyer te fitorja, duke regjistruar barazimin e dytë radhazi në kampionatin italian. Një gol I pësuar në kohën shtesë detyroi skuadrën e Antonio Conte të ndalej në shifrat 1-1 në transfertën kundër Fiorentinës.

Zikaltërit dhanë përshtypjen se do të merrnin një fitore të lehtë, kur kaluan në epërsi që në minutën e 8-të me Borja Valero. Pavarësisht përpjekjeve të dy skuadrave, goli mesfushorit spanjoll qëndroi në fuqi deri në fundin e kohës së rregullt. Kur pritej vetëm festa e Inter, vendasit i bënë një suprizë të hidhur, teksa në minutën e dytë shtesë barazuan shifrat me Vlahovic. Një tjetër ndalesë për zikaltërit, që arrihen në krye të renditjes nga rivalët e përjetshëm të Juventus.

Kampionët në fuqi të Serie A u kthyen te fitorja në kampionatin italian, duke mundur në shtëpinë e tyre 3-1 Udinese. Protagonist Cristiano Ronaldo që shënoi dy gola për skuadrën e tij.

Në garën për zonën Champions, Roma mori tri pikë të rëndësishme, duke mundur me përmbysje 3-1 Spal.

Ka zhgënjyer Atalanta, që pas kualfikimit historik në mesjavën e Ligës së Kampioneve, u dorëzua në humbjen 2-1 në fushën e Bologna. Nuk arrin të ruajë vazhdimësinë Milan.

Në festën për 120 vjetorin e krijimi të klubit, kuqezinjtë ishin të pafat, duke barazuar pa gola kundër Sassuolo. Në llogaritë e milanistëve janë një gol i anuluar dhe dy shylla të Rafael Leao.

Vazhdon serinë negative Napoli. Kura Gatusso nuk ka funksionuar, pasi në debutimin e trajnerit të ri, skuadra napolitane u mund në shtëpi 2-1 nga Parma.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb