Ish- kapiteni i Shqipërisë Lorik Cana ka dhënë një mesazh për zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi.
Nuk është hera e parë që Cana edhe pse vjen nga fusha e futbollit, përcjell mesazhe politike, por kësaj radhe ai mbështet Listën Shqiptare në Mal të Zi dhe kërkon bashkim.

Sipas Canës, vetëm duke mbështetur shqiptarët zëri jonë mund të dëgjohet dhe fton këdo që voton më 30 gusht në Mal të Zi të marrë pjesë.

”Në prag të zgjedhjeve të 30 gushtit, i bashkohem nismës për të mbështetur listën shqiptare . Uroj dhe besoj që me një përgjegjësi shumë të madhe kjo listë duhet të jetë zëri i bashkombasve tanë. Të gjithë ju që jetoni në Malësi apo keni mundësi të udhëtoni më datën 30 gusht, ju inkurajoj ta bëni këtë me një pjesmarrje jashtëzakonisht të madhe. Vetëm të bashkuar mund të dëgjohet zëri jonë dhe mund të sigurohet e ardhmja për fëmijët tonë. Uroj që ky mesazh t’ju gjejë sa më mirë, dhe bashkë do jemi më të fortë.”- thotë Lorik Cana.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb