Gazetarja e njohur e sportit në Itali, Greta Beccaglia është ngacmuar seksualisht teksa ishte duke raportuar live jashtë stadiumit. Pas përfundimit të sfidës mes Empolit dhe Fiorentinës, gazetarja simpatike, nisi raportimin live për studion.

Por teksa tifozët e shumtë linin stadiumin, njëri prej tyre, i afrohet gazetares dhe e godet në të pasme. Ky veprim i tij ka marrë reagimin e menjëhershëm të Beccaglias dhe një pjese të mirë të përdoruesve të rrjeteve sociale, të cilët e kanë dënuar atë akt. Sakaq, mbi rastin ka reaguar edhe Urdhri i Gazetarëve të Toskanës.

Për ngjarjen në fjalë ka reaguar edhe Urdhri i Gazetarëve të Toskanës:

Urdhri i Gazetarëve të Toskanës denoncon sot “episodin shumë të rëndë të ngacmimit ndaj një gazetare që ndodhi në TV live në fund të ndeshjes Empoli-Fiorentina, në ditët kur i kushtohet vëmendje maksimale luftës kundër dhunës ndaj grave”. Urdhri rajonal gjithashtu ” shpreh solidaritetin e plotë me gazetaren Greta Beccagliai cilia u kontaktua menjëherë nga presidenti i Urdhrit të Gazetarëve të Toskanës, Giampaolo Marchini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb