Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Frosinone të Italisë, ku në atë që duket se ka qenë një përballje bandash, ka humbur jetën një shqiptar dhe janë plagosur tre të tjerë.

Mediat Italiane raportojnë se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetë një 27-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Kasen Kasmi ndërkohë në lidhje me ngjarjen është arrestuar një shtetas shqiptar, Mikea Zeka, 23-vjeç.

I riu akuzohet për vrasje, dhe tre tentativa vrasjeje. Hetuesit kanë identifikuar edhe tre personat e tjerë që ndodheshin me të dhe aktualisht janë në kërkim.

  • foto galeri

Dinamika e ngjarjes

Ajo që u raportua si përplasje mes shqiptarësh dhe marokenësh, duket se nuk ka qenë e tillë.

Përplasja ka ndodhur mes dy bandash shqiptare, ku grupi i parë prej pesë personash ishte ulur në një tavolinë jashtë lokalit “Shake”, ndërkohë që grupi kundërshtar përbëhej nga katër anëtarë, shqiptarë.

Autori qëlloi të paktën me 10 plumba, prej të cilave humbi jetën në vendngjarje një 30-vjeçar, i cili u godit në gjoks.

Në rrugën paralele me Via Aldo Moro, policia sekuestroi makinën me të cilën grupi i sulmuesve kishte mbërritur në qendër të Frosinone. Në momentin e të shtënave, në restorant ndodheshin të paktën 50 klientë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: