ELBASAN

BalkanWeb siguron video nga lokali ku u ekzekutua vëllai i Talo Çelës në Bradashesh të Elbasanit. Lokali gjendet afër një lavazhi, para rrethrrotullimit në të djathtë të rrugës që të çon drejt Peqinit.

Sapo ka zbritur nga automjeti, Bujar Çela është ndjekur ndërkohë nga 3 atentatorët profesionistë dhe është qëlluar gati në të hyrë të lokalit me pistoleta.

Çela ishte taksist pa licencë, teksa çdo ditë në lokalin në fjalë që qëndronte i hapur 24 orë shkonte për të pritur ndonjë pasagjer që zbriste nga autobusët që vinin nga Greqia.

Ndërkohë Bradasheshi mbetet një zonë atentatesh tekas ky i fundit pason serinë  e ngjarjeve të përgjakshme në dalje të Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb