Vera për të gjithë është plazh, diell, det, me pak fjalë relaks. Por jo për Cristiano Ronaldon, i cili kujdeset për formën e tij fizike 365 ditët e vitit, madje dhe në të nxehtin përvëlues të këtyre ditëve.
Futbollisti portugez ka ndarë në rrjetin sociale Instagram një video të shkurtër ku stërvitet.
Ajo që i bën shoqëri kampionit të Realit duket se është macja e tij. Nëse doni një fizik si i Cristiano Ronaldos, bëni mirë të provoni të ndiqni stërvitjet e tij në mëngjes.
(da.xha/BalkanWeb)