Nga: SPARTAK KOKA*

TIRANË- Një vjedhje e ndodhur në një dyqan konfeksionesh në kryeqytet tre javë më parë është fiksuar nga kamerat e sigurisë së biznesit. Në video dallohet qartësisht një djalë rreth të 30-ve që arrin të marrë telefonin në banakun e shitëses.

Pronarët e një dyqani në rrugën e Dibrës pranë Selvisë në kryeqyteti denoncojnë në News24 vjedhjen që iu është bërë rreth tre javë më parë në biznesin e tyre.

Autori një i ri rreth të 30–ve ka arritur të vjedhë një celular Iphone 5 në banak, telefon ky në pronësi të shitëses.

Sipas dëshmisë së pronarëve dhe shitëses që ndodhej në dyqanin e konfeksioneve, por dhe nisur nga ajo që vërehet nga kamerat e sigurisë, rreth orës 09:41 minuta të datës 10 korrik një djalë ezmer, futet në dyqan dhe shikon për të blerë bluza. Në një moment të caktuar ai merr një bluzë të bardhë dhe e afron pranë trupit, dhe me këto lëvizje afrohet pranë banakut dhe hera herës komunikon me shitësen.

Në një moment të caktuar pasi pikas se ku ndodhej telefoni si dhe shpërqëndrimin e shitëses që po iu shërbente dy klienteve fut dorën bashkë me bluzën dhe arrin të marrë celularin.

Sikur mos të ketë ndodhur asgjë, ai e kamuflon telefonin poshtë bluzës dhe vazhdon bisedën me shitësen duke e pyetur nëse mund ti bënte skonto.

Pa rënë në sy se ka marrë celularin ai shkon në fund të dyqanit dhe menjëhëre fut telefonin në xhep, vendos bluzën në ekspozitor dhe largohet qetësisht.

Shitësja me incialet R. G shprehet se ka depozituar kallëzimin në komisariatin numër 4 dhe përveç një deklarate me shkrim oficerët e policisë gjyqësore nuk kanë bërë asgjs, nuk kanë shkuar në dyqan as për të sekustruar pamjet filmike, por as për të marrë dhe gjurmët e gishtave të lëna nga autori në bluzën që e përdori në funksion të vjedhjes.

Por me publikimin e pamjeve filmike në media ka shpresën se dikush mund ta identifikojë autorin, në mënyrë që ti rikthehet telefoni që e ka blerë me kursimet e rrogës.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: