Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa ka publikuar sot në rrjetet sociale një video të kryedemokratit Lulzim Basha ku nënvizon faktin se Kuvend që shqyrton vendimet e SHBA-ve nuk ka për të patur. Zhupa thekson se nuk do të ketë bunkerizim te PD-së mbi mashtrime.

“Për të gjithë ata që sot mashtrimin e kanë kthyer në mjet përçarës për demokratët, për interesa personale të tyre. Mbi mashtrime u bunkerizua Shqipëria, por këto kurrë nuk do të shërbejnë për të bunkerizuar Partinë Demokratike!”- thuhet në mesazhin e zëdhënëses së PD.

Në videon që Ina Zhupa ka shpërndarë, kryetari Basha i referohet deklaratave për 11 dhjetorin.

“Sa u përket pretendimeve për kuvende, Kuvend të PD, për të marrë në shqyrtim vendimin e qeverisë amerikane s’ka për të pasur. Objektivat tona janë përballja me Edi Ramën dhe regjimin e tij dhe fuqia jonë do të përqendrohet këtu. Nuk ka për të pasur kuvend të PD, që shqyrton vendimin e qeverisë së SHBA”, dëgjohet teksa thotë Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb