Të tjera pamje janë publikuar nga momenti i zhbllokimit të pikave kufitare në Veri të Kosovës. Mediat kosovare kanë publikuar pamje kur barrikaduesit serbë lëvizin pasi KOFR-i arrin në pikat Jarinjë dhe Bërnjak.

Për këtë ka folur edhe kreu i Komunës Veriore të Mitrovicës, Milan Radjoevic, i cili ka thënë se kanë filluar lëshimin e një korsie të rrugës në mënyrë që KFOR-it të kalojë dhe të pozicionohet.

Sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, barrikadat dhe njësitë speciale të Policisë dhe Kosovës do të tërhiqen paralelisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: