Është terr i zymtë për Barcelonën! Pas fitores kundër Granadës dhe asaj plot vuajtje në Ibiza, për Kike Setien vjen humbja e parë. 2-0 në “Mestalla”, firmosur nga Maksi Gomez, por mund të shkonte më keq se kaq.

Barcelona e re tani për tani bën një mbajtje të kotë të topit dhe është e brishtë në mbrojtje. Mesi është jo pak i zhgënjyer sepse e sheh veten të izoluar. Një humbje që hap rrugën Real Madridit që në sfidën ndaj Vajadolidit të nisë shkëputjen.

Ndeshja për Barcelonën shkon në një sens të vetëm, atë të keqin. Të zotët e shtëpisë fillimisht godasin shtyllën me Maksi Gomezin, ndërsa Ter Shtegen duhet të bëjë orët shtesë në portë në ndeshjen e sotme me pritje të jashtëzakonshme si dhe duke neutralizuar nje penallti.

Me fillimin e pjesës së dytë, Zhordi Alba devijon gjuajtjen e Gomzit që përfundon në rrjetë, ndërsa në të 77-ën vjen goli i dytë me të njëjtin autor. Më pas gol i anuluar për Valencian dhe raste të tjera shënimi… Barça ia ka hedhur paq me 2-0 sot!

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb