Trendi më i ri i ashtuquajtur “brelfie” (breastfeeding selfies), selfie-t duke i dhënë gji fëmijëve ka ndarë opinionin publik, por një nënë e ka çuar trendin në një tjetër nivel, duke përfshirë edhe jogan në videon e saj.

Gruaja, që besohet se është nga Shtetet e Bashkuara, e njohur në Instagram si Mottajuice ka ngjallur interes me videon e saj ku i jep gji vajzës Julie Ann në mënyrën më të pazakontë të mundshme.

Nëna e re Sydney Michelle ndërsa kryen një nga pozicionet e jogas me kokën poshtë, ndërkohë i jep gji vajzës së saj që në momentin që është xhiruar video ka qenë 1 vjeç. Mënyra se si e ëma mban balancimin e trupin më së miri është impresive.

Pasi e hodhi dhe në faqen e saj të Facebook, Sydney pyeti nënat e tjera për opinionin e tyre rreth këtij veprimi.

Shumica e komenteve ishin pozitive që e vlerësonin Sydney që në të njëjtën kohë kujdesej edhe për veten edhe për fëmijën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb