KOLUMBI-Pesë persona kanë humbur jetën dhe një i gjashtë është shtruar në spital, në kushte kritike për jetën, pasi avioni me të cilin ata udhëtonin u përplas vetëm pak momente nga ngritja në aeroportin e Puerto Carrena, në Vichada, Kolumbi.

Avioni i mallrave, një Boeing 727, humbi kuotë rreth 10 km nga Puerto Carreno, kur mjeti sapo kishte filluar të ngrihej, drejt Bogota.

Sipas burimeve të aeronautikës, viktimat e aksidentit janë të gjithë pjesëtarë të ekuipazhit, piloti, inxhinieri udhëtimi dhe transportuesit e mallrave. I vetmi i mbijetuar është një teknik udhëtimi. Autoritetet lokale kanë njoftuar hapjen e një hetimi për aksidentin, shkaqet e të cilit mbeten akoma të paqarta.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb