Kanë qenë kurbinasit ata që kanë kaluar të parët në epërsi kur në minutën e 6-të portieri Koliçi ka ndërhyrë ndaj Grecës dhe për kryesorin Koçi kemi 11-metërsh, të cilën e ekzekuton saktë Shehu, duke bërë që bardhezinjtë të udhëheqin në Korçë 1-0. Ndeshja do të ketë mjaft raste të mira shënimi, kur Laçi në të 13-ën mund të kishte dyfishuar, apo Skënderbeu që me kapitenin Dita siluron kuadratin e Stazhillës, me gardianin moldav që i mohon golin tiranasit.

Skënderbeu kërkon me doemos të barazojë dhe do të krijojë presion, por do ta finalizojë këtë epërsi territoriale vetëm në të 88-ën, kur Krasniqi shërbehet në zonë Meksi dhe nuk fal duke e çuar rezultatin 1-1, i cili do të jetë dhe përfundimtari për këtë sfidë.

Skënderbeu mban vendin e tretë pas javës së 29-të, tashmë me 49 pikë, i ndjeur nga Laçi me 46.

7′ Shehu 0-1

88′ Krasniqi 1-1

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb