Në 3 ndeshjet e fundit në kampionat Real Madrid kishte marrë 2 humbje dhe një barazim, duke krijuar një distancë të madhe me Barcelonën në garën për kreun e “La Liga-s”. Kjo solli edhe acarimin e situatës te “galaktikët” të cilët sot i kanë dhënë një përgjigje të gjithë kritikëve.

Skuadra madrilene në takimin e javës së 19-t të “La Liga-s” ka shpërfytyruar Deportivo La Coruna-n duke e mundur me shifrat 7-1. Një reagim prej të tërbuari ky i skuadrës së Zidan që duhet theksuar se e nisi sfidën në disavantazh.

Të parët kaluan në avantazh miqtë me anë të Adrian, ndërsa deri në fundin e pjesës së parë Reali arriti t’i përmbyste shifrat me golat e Nacho dhe Bale. Fraksioni i dytë i lojës regjistroi 5 gola të tjerë, me Bale e Nacho që realizuan të dytin, Ronaldo me ‘dopietë’ dhe Modriç që shënoi emrin në listë.

Reali momentalisht renditet në vendin e 4-t me 35-s pikë. Kujtojmë që kanë një takim më shumë për të luajtur.
real madrid
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb