Ndeshje e çmendur, por edhe gol i çmendur. Futbollisti me origjinë shqiptare, Enis Bardhi ka realizuar një perlë të vërtetë në ndeshjen e humbur 2-3 nga skuadra e tij, Trabzonspor ndaj pretendentëve për titull, Fenerbahce.

Dopieta e Fred i dhuroi epërsinë e dyfishtë skuadrës mysafire në Papara Park (Trabzon), ndërsa në pjesën e dytë vendasit treguan se nuk dorëzohen lehtë.

Enis Bardhi i hapi rrugë barazimit të përkohshëm falë një eurogoli nga goditja e dënimit. Trezeguet vendosi ekuilibrat, por ish-sulmuesi i Chelseat Batshuayi i dha 3 pikë Fenerbahces me golin e tij në fund. Pas përfundimit të takimit, nuk mungoi tensioni. Tifozët e Trabzonspor krijuan kaos në stadium, teksa për qetësimin e situatës u nevojit ndërhyrja e forcave të sigurisë.

 

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: