Në 110 vite histori, Monza nuk kishte arritur kurrë të ngjitej në elitë, por brenda katër vitesh, dyshja e famshme e futbollit italian, dy ish strategët e Milan, Berlusconi-Galliani arritën të bëjnë realitet një ëndërr të tillë, të kualifikojnë Monza-n në Serie A. Pas këtij suksesi, kavaleri nuk ndalet, i mësuar me suksese, tani kërkon të fitojë Serie A dhe më pas Champions:

“Një matë e mrekullueshme, kemi luftuar gjatë një viti të gjatë dhe më në fund arritën në këtë sukses historik. Në 110 vite histori, Monza nuk kishte arritur kurrë në këtë pikë, kjo është diçka e mrekullueshme.

Unë jam mësuar të fitoj, tani duhet të fitojmë kampionatin, të shkojmë në Champions League dhe të fitojmë Champions League. Rezultatet e Monzës dhe Milan këtë sezon të ngrohin zemrën”, u shpreh Berlusconi për Sky Sport.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb