Roberto Mancini dhe Chielini ishin të parët që dolën zbritën shkallët e avionit me trofeun në duar. Me qindra tifozë i bën një pritje të ngrohtë ekipit duke e shoqëruar deri në hyrje të hotelit në Romë ku ekipi është akomoduar përpara se të nisin edhe ceremonitë zyrtare për të festuar si duhet këtë trofe që i mungonte prej 53 vitesh.

Chielini në asnjë momente nuk e lëshoi Kupën nga duart duke u kujdesur për të ashtu siç bëri në fushe edhe me Harry Kane dhe shokët e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: