Ëndrra e Lazio për të fituar titullin kampion në Serie A merr zyrtarisht formë pas fitores me përmbysje kundër Inter, një sukses që i vendos në vendin e dytë, një pikë pas Juves, fjala titull tashmë nuk është tabu as për trajnerin Inzagji:

“Kemi një ritëm shumë të mirë, këtë e treguam edhe kundër Interit duke zhvilluar një ndeshje të shkëlqyer, duke besuar tek fitorja. Në fundin e pjesës së parë i thash djemve se nëse vazhdonim me atë ritëm me shumë mundësi do të përmbysnim ndeshjen, ashtu ndodhi, fituam kundër një ekipi që ishte mposhtur vetëm një herë në 23 javë kampionat”, u shpreh trajneri i Lazios.

Një humbje që sigurisht nuk është pritur mirë në kampin zikaltër, mbi të gjitha nga trajneri Conte: “Bëmë një paraqitje të mirë por i dhuruam 2 gola Lazios dhe kjo nuk më pëlqeu. Kjo ishte një ndeshje ku gabuam pak në përgjithësi por detajet bën diferencën në fund, theksoi Conte.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb