Momente të pakëndshme dhe tensioni janë regjistruar dje gjatë ceremonisë së inaugurimit të Muzeut Arkeologjik të Durrësit. Kryeministri Edi Rama nuk i ka shmangur kritikat për ministrin Blendi Gonxhja, teksa ky i fundit bashkëbisedonte me ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato.

Gjatë kohës që përkthyesja e ambasadorit bënte përkthimin, në një moment ka ‘përplasje’ komunikimesh, gjë që bëri Ramën të ndërhynte.

Ky i fundit i drejtohet Gonxhjas që të linte të fliste përkthyesen. “Lere mo burrë të flasë, lere mos e ndërprit, se më shkatërrove.”, tha Rama, ndërhyrje që përkthyesja dhe vetë ambasadori e kanë marrë me sportivitet situatën, ndërsa kanë buzëqeshur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: