Spektakël dhe një mbyllje dramatike në ndeshjen Sheffield-Manchester United. “Djajtë e Kuq” jetojnë gjithçka. Në fillim provojnë dështimin, më pas flirtojnë me fitoren, por në fund duhet të kënaqen me një pikë pas barazimit 3-3 të vendosur në kohën shtesë. Vendasit suprizuan në pjesën e parë, duke e mbyllur atë në epërsi, pas golit të Fleck në minutën e 17-të.



Me rikthimin në fushë pas pushimit, Mousset dyfishoi shifrat, duke ndezur festën në shkallët e stadiumit. Por shpresat e të zotëve të shtëpisë për një fitore të madhe u shuan me reagimin e fortë të Manchester United. Në vetëm nëntë minuta, të besuarit e Solskjaer shënuan tre gola. Williams, Greenwood dhe Rashford përmbysën rezultatin dhe iu afruan suksesit. Por në nisjen e shtesës, McBurnie shpëtoi Sheffield nga humbja, duke vulosur barazimin në shifra. Një tjetër ndalesë që mban Manchester United në vendin e nëntë të renditjes.


Premier
Premier

Në garën për titull në Premier League, Liverpool vazhdon të kryesojë i vetëm, megjithëse për të ruajtur serinë e fitoreve, skuadra e Jurgen Klopp vuajti në transfertën e Crystal Palace të kaluar me rezultatin 2-1.

Pas tre vitesh nga triumfi i madh, Leicester jeton një tjetër “përrallë” në këtë sezon, duke ruajtur vendin e dytë pas serisë rekord të pasuruar me fitoren 2-2 në fushën e Brighton.

Është kthyer te fitorja edhe Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiolës mundi me përmbysje 2-1 Chelsea, në atë që ishte sfida më e fortë e kësaj jave në Premier League. Më në fund feston edhe Tottenham.

Efekti Mourinho u ndje menjëherë te Spurs, që në debutimin e “Special One” fituan 3-2 në transfertë kundër West Ham. Ndërkohë, vazhdon rënien e lirë Arsenal.

“Topçinjtë” nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 kundër Southampton, ndërsa kjo ndalesë duket se ka fitmosur edhe fundin e Unai Emery në pankinë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb