Në Wembley, Liverpool triumfoi 2-3 ndaj Manchester Cityt, duke siguruar kështu finalen e madhe të FA Cup. Të kuqtë do zhvillonin një ndeshje të mirë,  me trajnerin Klopp që preferoi të aktivizonte më të mirët në fushë, ndryshe nga Guardiola.

Takimi u zhbllokua në minutën e nëntë. Konate shkëputet mbi të gjithë dhe me një goditje me kokë nuk fal.

Në minutën e 18-të, eksperimenti i Guardiolës me Steffen në portë do dështonte. E dini përse? Steffe nuk do kontrollonte mirë një top dhe Mane përfitoi, duke dyfishuar shifrat.

I 3-ti dhe më i rëndësishmi vjen brenda pjesës së parë, po nga senegalezi Mane.

“Qytetarët” përpiqen të bëjnë diçka me Grealish sapo fillon e dyta dhe Silva në fund,  por nuk mjafton. Djemtë e Klopp shkojnë kështu në aktin final të kësaj Kupe, ku do presin fituesin e Chelsea-Crystal Palace.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb