Presidenti francez Emmanuel Macron e ka nisur mëngjesin e sotëm me një vrapim në rrugët e Ankarasë, pak orë para zhvillimit të samitit të NATO-s në kryeqytetin turk.

Macron, i cili mbërriti në Turqi mbrëmjen e së martës, është pjesë e takimit të liderëve të 32 vendeve anëtare të aleancës, ku merr pjesë edhe presidenti amerikan Donald Trump.

I shoqëruar nga truprojat e sigurisë, Macron u pa duke dalë nga hoteli ku qëndronte, i veshur me pantallona të shkurtra blu dhe një bluzë sportive. Ai përshëndeti gazetarët dhe më pas vijoi rutinën e tij të vrapimit.

Kjo është një traditë e njohur e presidentit francez, i cili shpesh zgjedh të vrapojë gjatë udhëtimeve jashtë vendit për samite dhe takime ndërkombëtare.

Vrapimi i Macron në Ankara ka tërhequr vëmendjen e mediave, ndërsa liderët e NATO-s pritet të diskutojnë çështje të rëndësishme të sigurisë, mbrojtjes dhe sfidave globale.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb