GJKKO ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Në pamjet e siguruara nga gazetari Igli Çelmeta për Balkanweb, duket makina e drejtorisë së Tiranës, e cila largohet nga Blloku i Sigurisë.
Makina e Drejtorisë së Policisë së Tiranës sapo ka dorëzuar Veliajn tek Blloku i Sigurisë.
GJKKO ka dhënë masa sigurie për Veliajn, bashkëshorten e tij, si dhe biznesmenë pranë kryebashkiakut, që akuzohen për disa vepra penale.