Pamjet që shihni tregojnë momentet kur pas shpërthimit nga lënda plasëse makina ku udhëtonte 27-vjeçari që humbi jetën, është përfshirë totalisht nga flakët.

Ngjarja në fjalë ndodhi në afërsi të Saukut. Siç shihet edhe nga video, makina me targa AB077PO është djegur e gjitha nga shpërthimi, ndërkohë që të dy krahët e autostradës kanë ndaluar qarkullimin e mjeteve. Të shumtë janë kalimtarët që shohin makinën teksa digjet, ndërsa i riu Aleksandër Sadikaj nga Berati u transportua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Ai kishte marrë dëmtime të mëdha në gjymtyrët e tij. Thuhet se ai rezulton person me precedent penal, pasi është proceduar më parë për tentativë vrasje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: