Një aksident është regjistruar sot në Radhimë të Vlorës, ku për pasojë një kalimtar ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi paraditen e sotme.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për BalkanWeb se ka dyshime që mjeti të ketë qenë me shpejtësi dhe për pasojë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Më pas ai është përplasur me disa tabela duke goditur dhe aksidentuar kalimtarin që po ecte në anë të rrugës. Bëhet fjalë për të riun Emiliano Habilaj, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, ndërsa fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: