Ky është momenti kur njerëzit vrapojnë për të shpëtuar jetën e tyre pasi një makinë shkaktoi panik në Londër pas përplasi këmbësorët në trotuar pranë Muzeut Historik.

11 persona janë plagosur pasi makina shkoi furishëm drejt trotuarit. Rojet e sigurisë kapën shoferin që drejtonte makinën, i cili më pas u arrestua nga policia në zonën e quajtur Kensington.

Qindra turistë të tmerruar u larguan menjëherë nga vendngjarja pasi, agresori me automjetin “Toyota Prius” sulmoi turmën e njerëzve dhe më pas u përplas me një makinë tjetër të parkuar, sipas dëshmitarëve.

Fotot dramatike nga vendngjarja tregojnë se si rojet e sigurisë mbajnë të shtrirë në tokë agresorin e gjakosur.

Muzetë më të afërt janë evakuuar menjëherë nga policia. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në qendrat spitalore më të afërta për të marrë mjekimin e nevojshëm, shkruan Mail Online. Nuk dihet ende nëse kemi të bëjmë me një sulm terrorist.

 

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb